Pesë persona humbën jetën nga COVID-19 javën e kaluar në Kosovë

Javën e kaluar, nga data 26 prill deri më 2 maj, në Kosovë janë shënuar 5 viktima me COVID-19.

Në vendin tonë përveç pesë rasteve me fatalitet, gjatë kësaj jave ka pasur më shumë raste të shëruar se raste të reja të të infektuarve, ku janë shënuar 105 raste të reja dhe janë shëruar 195 pacientë.

Kosova deri tani numron 851 raste me COVID-19, me gjithsej 25 raste të vdekjes, ndërsa deri tani janë shëruar 381 pacientë.

Ndryshe, Kosova nga sot ka nisur lehtësimin e masave të cilat do të bëhen në tri faza.