Pesë të arrestuar për armëmbajtje pa leje, tre në Podujevë e dy në Prishtinë

Janë arrestuar pesë persona për armëmbajtje pa leje, tre prej tyre në Podujevë dhe dy në Prishtinë.

Në raportin e policisë është vërë e ditur se arrestimet janë kryer dje.

Raportet e plota nga policia:

Podujevë 23.02.2024 – 08:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) pasi që, nga vetura kanë shtënë me armë zjarri. Është sekuestruar një pistoletë me dy fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë 23.02.2024 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 28 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 23.02.2024-17:30. Është raportuar se në hapësirat e shkollës së mesme është parë një person me një armë. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar dhe nga ai është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 23.02.2024-23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 17 fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.