Pesë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

415

Pesë persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 353 persona me COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç).

Sipas IKSHPK-së, gjatë së shtunës janë shëruar 279 pacientë, duke çuar numrin total në 49.269.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 55.851 persona me COVID-19 dhe 1.410 kanë vdekur.