Pesë vendet me më shumë raste të koronavirusit

Pesë vende përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të botës me Covid-19, shifër kjo që ka arritur në më shumë se shtatë milionë, sipas hartës dhe tabelës nga Universiteti Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të rasteve të konfirmuara deri më tani – me më shumë se 1.9 milion.

Me afro 700,000 raste, Brazili renditet i dyti, pasuar nga Rusia (467.073), Mbretëria e Bashkuar (287.621) dhe India (257.486).

Por normat e testimit ndryshojnë shumë në të gjitha këto vende – disponueshmëria e testimit në SHBA është përmirësuar gjatë javëve të fundit, por ekspertët thonë se Brazili dhe India, të cilët kanë bërë shumë më pak teste, ka të ngjarë të kenë infeksione shumë më tepër sesa raportohen, raporton BBC.

Sigurisht, ndryshimi në madhësinë e popullsisë është i rëndësishëm të merret në konsideratë, raporton BBC.

SHBA ka rreth 330 milionë njerëz, ndërsa India ka më shumë se 1.3 miliardë. Dhe ka një mori të kombeve më të vogla që kanë më shumë raste në krahasim me madhësinë e popullsisë së tyre sesa këto pesë vende të mëdha.