Peshkaqeni mbyt një burrë në Australi

0
572

Një burrë ka vdekur pasi u sulmua nga peshkaqeni në pjesën jugperëndimore të Australisë.

Besohet se viktima u kafshua nga një peshkaqen i bardhë afër ishullit Cull, i cili shtrihet afër qytezës Esperance.

Sulmi ndodhi në kohën kur burri ishte duke u zhytur, rreth orës 1 të së dielës.

Policia detare ende është duke e kërkuar trupin e tij. Nuk dihet nëse burri ishte banor lokal apo turist.

Një grua që ndodhej në barkë pranë vendit ku ndodhi sulmi është duke u trajtuar në spital për shok.

Australia njihet për rastet e shumta të sulmeve të peshkaqenëve kundër njerëzve.

Ky ishte rasti i dytë fatal në këtë rajon për më pak se tre vjet, ndërsa në rajone të tjera ka pasur edhe sulme të tjera fatale nga peshkaqenët, shkruan “Independent”.