Petkoviq: Do t’i përgjigjemi çdo IIoj kërcënimi që vjen nga Prishtina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi që heqja e barrikadave në veri nuk është çështje muajsh apo javësh, por çêshtje ditësh.

Nuk ka vonuar kundërpërgjigja nga Serbia.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se do t’i përgjigjet çdo lloj kërcënimi që vjen nga Prishtina.

Ai ka thënë se janë të gatshëm ta ruajnë paqen.

“Ne jemi të gatshëm të ruajmë paqen, por edhe t’i përgjigjemi çdo lloj kërcënimi që vjen nga Prishtina”, tha Petkoviç për RTS.

Më tej, ai ka thënë se shërbimet e Serbisë e dinë se çfarë po pregatit Kosova.

“Ai tha se shërbimet e shtetit serb po e bëjnë punën e tyre me të mirën e tyre, se Beogradi e di se çfarë planifikon dhe përgatit Prishtina dhe do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin serb në Kosovë dhe Metohi”.

Kujtojmë se ka më shumë se dy javë që në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuara disa rrugë përmes barrikadave atje.

Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve.