SH.K.A “Dardania”: Festojmë dy festa së bashku në Winterthur

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të SH.K.A “DARDANIA” në Winterthur dhe me rastin e festës së flamurit Kombëtar, organizohet festë jubilare në kuadër të “Ditëve të kulturore në diasporë” dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës organizohet festë e madhe.

Manifestimi jubilar mbahet më 30 Nëntor 2019, nga ora 19:00-20:00 apero ofruar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës dhe nga ora 20:00 – 22:00 programi artistik i SH.K.A „ DARDANIA“ si dhe dy mysafirët enkas për këtë jubile, dy bilbilat Çamë, Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi. Manifestimi mbahet në: Aula, Kantons Schule Rychenberg, Rychenbergstrasse 110, 8400 Winterthur.

Në manifestim përpos shumë të ftuarëve nga shoqatat, institucione kulturore, do të jenë të pranishëm edhe kryetari i qytetit të Winterthurit, Michael Künzle dhe përfaqësues tjerë të qytetit, mandej diplomacia jonë në Zvicër, sikur që janë të ftuar tri Ministitë e Diasporës: të Kosovë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, si dhe figura të njohura të fushës së kulturës dhe koreografisë në Kosovë e Shqipëri./albinfo.ch/