Petkoviq i reagon Kurtit pas deklaratës për Asociacion pa baza etnike

0
193

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në lidhje me deklaratat e këtij të fundit mbrëmë se Kosova nuk e ka ndërmend të formojë Asociacion mbi baza etnike.

Petkoviq në reagimin e tij ka thënë se Kurti, sipas tij në bashkësinë ndërkombëtare njihet si një person i pabesueshëm dhe që kërcënon stabilitetin e rajonit.

Madje, sipas tij, kjo është arsyeja pse Kurti nuk është pritur në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës në SHBA.

“Albin Kurti njihet në bashkësinë ndërkombëtare si një person i pabesueshëm dhe si dikush që nga trillimi i plotë kërcënon stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për këtë ai kthehet drejtpërdrejt kundër paqes dhe stabilitetit me çdo mesazh të drejtuar kundër dialogut dhe Marrëveshjes së Uashingtonit. Prandaj, nuk është çudi që Kurti nuk u prit në Shtëpinë e Bardhë gjatë ekskursionit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Petkoviq./Lajmi.net