Petkoviq mohon se Radojiçiq ishte i vendosur në spitalin ushtarak në Beograd

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka mohuar se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq ishte i shtrirë në spitalin ushtarak në Beograd.

Ky deklarim i tij vjen pasi Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se Radojiçiq ndodhej atje, pas pjesëmarrjes në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Sveçla ka gënjyer kur tha se Radojiçiq ishte i vendosur në spitalin ushtarak në Beograd”, është shprehur Petkoviq.