Petkoviq: Policët janë arrestuar thellë në territorin e Serbisë qendrore

Drejtori i të ashtuquajtures Zyra për Kosovë ne qeverine e Serbise, Petar Petkoviq, ka folur sot para publikut lidhur me arrestimin e tre pjesëtarëve të Policisë Speciale të Kosovës, të cilët u ndaluan sot në territorin e Serbisë qendrore.

Petkoviq ka thënë se tre pjesëtarë të policisë speciale të Kosovës janë arrestuar sot në ora 12:38 në fshatin Gnjilicë në rajonin e Rashkës.

“Ky grup është arrestuar në ora 12:38 thellë në territorin e Serbisë qendrore, afër fshatit Gnjilicë të Komunës së Rashkës. Pjesëtarët e policisë sonë nuk kanë shkelur në territorin e Kosovës dhe nuk e kanë shkelur Rezolutën 1444 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes së Kumanovës”, tha Petkoviq.