Piloti humbi kontrollin, avioni me 36 veta në bord rrëzohet në pistën e aeroportit

Një avion me mbi 30 persona në bord ka humbur kontrollin ndërsa ulej në aeroportin Ndërkombëtar “Aden Adde” në Somali dhe për pasojë është kthyer përmbys. Megjithatë, për fat të mirë sipas asaj që kanë deklaruar autoritetet në vend, të 36 pasagjerët në bord shpëtuan.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se piloti humbi kontrollin e mjetit fluturues ndërsa përpiqej të ulej në pistë, dhe më pas u përfshi edhe nga flakët.

Jubba Airëays është një kompani private e regjistruar në Kenia. Ajo kryen fluturime të brendshme dhe rajonale dhe uljet bëhen në aeroportin e Mogadishu. Ky ishte incidenti i parë që përfshin një aeroplan këtë vit.

Pasi pasagjerët kanë dalë të sigurt nga avioni, avioni u çmontua plotësisht pasi shpërtheu në flakë. Zjarrfikësit u përpoqën të shpëtonin mjetin fluturues por përpjekjet e tyre rezultuan të kota sipas autoriteteve.