Jo veç Haxhiut e Bulliqit, raportohet se ShBA ia refuzoi kërkesën për vizitë edhe Sveçlës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi nuk do të mund të udhëtojnë në ShBA.

Ky refuzim i vizitës vije pas kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve ndërkombëtare për shtyrje të vendimit për targa, vendim ky që ka prodhuar zhvillimet e fundit.

Këtë ka arritur ta mësojë Nacionale përmes burimeve të veta fillimisht për Haxhiun për të cilin raportoi edhe Reporteri.net.

Nacionale mesoi se kryetarit Bulliqi, për të njëjtat arsye si ministres Haxhiu, i është anuluar vizita atje. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe zëdhënësi i komunës së Podujevës, z.Fatri Zhitia, i cili tha se vizita është shtyrë.

Pak më pas Nacionale konfirmoi të njëjtën gjë edhe për Xhelal Sveçlen, për të cilën raportoi edhe Paparaci.

“Ministrja Haxhiu tashmë është njoftuar nga ne për pamundësinë që ajo të udhëtojë. Kjo është bërë vetëm para pak çastesh”, tha një burim pranë Ambasadës Amerikane për Nacionalen.

Sipas mediumit gjegjës, ambasadori Hovenier në një takim me gazetarë ka folur rreth kërkesës së Haxhiut për vizitë, duke shtuar se një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Vizita / Eksluzive: Parashihej të udhëtonte javën tjetër, edhe Bulliqit të VV-së i shtyhet vizita në SHBA
“Kjo këtu është enigmatike. Janë dy çështje. Nuk shoh asnjë rrethanë në të cilën do të ishte e vështirë për qeverinë e ShBA’së të lëshonte vizë për një ministër të Qeverisë së Kosovës. S’mund të flas për rastet specifike ose individuale të vizave, por nuk jam në dijeni për ndonjë rrethanë ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për marrjen e vizës për punë zyrtare”, ka thënë ambasadori Hovernier në një bisedë me disa gazetarë të pritur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë”.

Veç kësaj ai shtoi se momentalisht nuk është koha për të udhëtuar, kjo për shkak të krizës në të cilën gjendet vendi.

“Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”.