Plagosen dy vëllezër në Shkodër

Para pak minutash në zonën e Shkodrës ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Nga raportimet paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina, ndërsa dyshohet se janë plagosur 2 persona.

Personat e plagosur janë vëllezërit Gent dhe Marjan Doçi, raporton Syri.net.

Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës.