Plagoset një 23 vjeçar në Vushtrri

Sapo ka ndodhur një plagosje në Vushtrri , por motivet ende nuk dihen.
Policia ka konfirmuar se për këtë ngjarje është arrestuar një person.
 Express merr vesh se, personi i plagosur është një 23-vjeçar dhe arma me të cilën është plagosur është konfiskuar.