Plagoset një femër në Prishtinë

Një femër është plagosur me armë zjarri nga një person në Prishtinë. Në raportin e Policisë së Kosovës raportohet për këtë rast, porse nuk saktësohet se çfarë kanë qenë mesveti personat e involvuar.

“Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i njëjti ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ia ka dëmtuar gishtin e dorës. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në spitalin amerikan. Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”