Plagoset një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Është bërë e ditur se një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila ka thënë se i dyshuari është arrestuar.

Ajo ka thënë se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:58, është raportuar për një plagosje me armë zjarri në rrugën ‘Sami Gashi’. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, kurse për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe arma e cila dyshohet që është përdorur në rast është konfiskuar nga policia”, ka thënë Pllana.