Plagoset një person në Prishtinë

Në orët e pasdites së sotme, një person ka mbetur i plagosur në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Avni Namanin.

I njëjti është plagosur me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për “Indeksonline”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar ajo.