Plagoset një person në qendër të Mitrovicës

Një person është qëlluar me armë zjarri në qendër të Mitrovicës nga një person i maskuar, shkruan Reporteri.net

Plagosja ka ndodhur në një rrugicë në afërsi të sheshit kryesor të qytetit.
Ambulanca e ka marrë të plagosurin dhe ai ndodhet në spital, por nuk dihet gjendja e tij.

Reporteri.net ka provuar të flas me Policinë, por ata kanë thënë se do të konfirmojnë sapo të kenë informacion të plotë.

Deri tani nuk dihet për shëndetin e të plagosurit dhe as për motivet e rastit.