Sulmohet dhe i grabitet çanta një femre në Prishtinë

Një femër derisa ishte duke mbyllur lokalin në Prishtinë, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur dhe i maskuar i cili pasi e ka goditur me kondak të armës, i ka grabitur një çantë dore dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, për t’u liruar pastaj në shtëpi, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

“Viktima femër K/Shqiptare, ka raportuar se derisa ishte duke mbyllur lokalin, një person i panjohur dhe i maskuar pasi e ka sulmuar fizikisht me kondak të armës i ka grabitur një çantë dore dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, për t’u liruar pastaj në shtëpi, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”.