Plagosje me armë në Fushë Kosovë, një burrë gjuan mbi dy gra

Një person ka plagosur dy gra para pak qastesh në rrrugën ”Besa Besë” në Fushë Kosovë, raporton Gazeta10.

Lajmim e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti e cila ka thënë se të lënduarat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është identifikuar.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit./Fokusi.info/