Plagosje në Pejë, policia jep informacionet e para

Mbrëmë rreth orës 20:50, policia është informuar se në fshatin Lutogllavё- Pejë, një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje bashkë me ekipin mjekësor të cilët me autoambulancë e kanë transportuar viktimën në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe më pas për shkak të natyrës së lëndimeve i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, njofton policia.

Fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim të panjohur. Por, “njësitet relevante kanë shkuar tek shtëpia e te dyshuarit, ku kanë kryer një kontroll- bastisje, gjatë kontrollit në shtëpinë e te dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë AK 47 (e modifikuar)”.

Pas një pune operativo-hetimore, është arrestuar i dyshuari.

“Tek i njëjti është gjetur arma Pistoleta cal:7.65mm, një (1) fishek i gjallë dhe një (1) gëzhojë e së njëjtës arme, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale”, njofton policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit ndalohet për 24 orë.