Një 59 vjeçar nga Kosova mbytet në Velipojë

Një 59 vjeçar nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës këtë të diel.

“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në kumtesën e Policisë së Shqipërisë.

Po ashtu këtë të diel në Kavajë janë mbytur dy pushes nga Maqedonia e Veriut./Oranews/