Plani i Bill Gates “për të eliminuar Covidin nga çdo cep i botës”

0
94

Bill Gates ka njoftuar në blogun e tij planet që fondacioni i tij do të realizojë në periudhën afatmesme. Në këtë publikim, Gates nënvizon se Omicron “ka çuar në një numër rekord të rasteve dhe shtrimeve në spital në mbarë botën”, por është “optimist” për mundësinë që fundi i pandemisë të jetë këtë vit.

Sidoqoftë, Bill Gates ka shpjeguar se, mënyra e vetme për t’i dhënë fund COVID-19 është “eliminimi i virusit kudo”.

Për shkak të kësaj situate dhe me synimin për të përshpejtuar procesin e afrimit të fundit të pandemisë, Bill Gates ka shpallur një investim prej 150 milionë dollarësh në Koalicionin për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI).

Ky plan u krijua në vitin 2017 nga Fondacioni Bill Gates, me qëllim përshpejtimin e zhvillimit të vaksinave kundër sëmundjeve të reja infektive. Për më tepër, një qëllim tjetër i këtij plani është të ndihmojë në sigurimin e aksesit të barabartë në vaksinat kundër COVID-19 për të gjitha vendet e botës.

Për më tepër, qëllimi i ri i planit të tij është të përgatisë zhvillimin e një vaksine të re që të gjitha vendet në botë mund të kenë akses “brenda gjashtë muajve pas zbulimit të një pandemie të mundshme”, sipas Gates.