Shqiptarja vret me thikë 7-vjeçaren në Angli

0
234

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Boltonit në Angli.

Një shtetase shqiptare raportohet se e ka mbytyr me thikë përpara syve të babait një vajzë 7-vjeçare e cila po luante me skuter.

Autoritetet britanike kanë ndaluar një emigrante shqiptare pasi goditi në qafë për vdekje vajzën e vogël, raporton Top-Channel.

Policia britanike kanë kontaktuar për ndihmë homologët në Tiranë pasi autorja e krimit me inicialet E.S rezulton se është me vendlindje nga një qytezë në veri të Shqipërisë.

Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje në Queen’s Park në Bolton pranë Greater Manchester rreth orës 14:35.

Emily u dërgua menjëherë në spitalin Salford Royal Hospital, por humbi jetën në 15:56 minuta.

Alan Walsh që po udhëheq hetimin pas kësaj vrasje tha se kjo ngjarje ishte më tragjikja në të gjithë karrierën e tij 20 vjeçare.

E arrestuara për këtë krim shqiptarja E.S, 30 vjeç e cila nuk kishte asnjë njohje me familjen e viktimës po mbahet në një mjedis të sigurtë në bazë të ligjit anglez Mental Health Act.