Haradinaj bën homazhe te varri i Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te varri i Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.

Sipas tij, 14 dhjetori, ishte ndër ditët më të dhimbshme të luftës çlirimtare.

“Në 24 – vjetorin e rënies së Heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt, bëmë homazhe në nderim të veprës heroike të tyre”.

“14 dhjetori, ishte ndër ditët më të dhimbshme të luftës çlirimtare. Teksa sot bëjmë nderim te varret e Mujës dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, ndjehemi krenarë që i kishim bashkëluftëtarë, ndjehemi krenarë sepse pikërisht në ditën e rënies së tyre, themeluam Ushtrinë e Kosovës”.

“Me këngën e tij, Mujë Krasniqi përçoi porosinë e të parëve tanë për Atdheun e lirë. Por me këngë edhe ju printe betejave e u jepte zemër, shpresë e besim për fitore luftëtarëve të lirisë”.

“Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve”.