Po kërkoni punë? Ambasada e SHBA-ve ka një thirrje për qytetarët amerikanë në Shqipëri

Ambasada amerikane në Shqipëri ka shpërndarë një njoftim për vende pune në ekipin e saj. Fjala është për pozicion me kohë të pjesshme si asistent në ekipin e ndërtesave, ku do mund të përfitojnë qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri.

“Njoftim punësimi! Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka hapur një pozicion me kohë të pjesshme si Asistent në Ekipin e Ndërtesave (Shoqërues Sigurie), i cili është i hapur për shtetasit amerikanë.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer që qytetarët amerikanë të cilët banojnë në Shqipëri të ofrojnë ndihmën e tyre në një sërë projekte objektesh në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Për më shumë informacion se si të aplikoni, vizitoni faqen tonë të Ambasadës”, thuhet në njoftim.