Kërcënohet drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është kërcënuar dhe fyer drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.

Përmes një shkrimi në Facebook, ShSKUK njofton se ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.

“Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha, Hajrije Ismaili. Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.”, thuhet në njoftim.