Po skadon afati/ Dy koalicione paraqitën në KQZ

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri tani janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit nga radhët e komuniteteve. Kanë mbetur edhe pak minuta derisa të skadoi afati për aplikim në zgjedhje të subjekteve politike dhe kandidatëve.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka thënë për IndeksOnline se deri më tani (16:40) janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit nga radhët e komuniteteve:

Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG).
Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021.

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021 ndërsa fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt 2021.