Podujevë: Nusja rrah vjehrrën

Një grua nga Podujeva ka raportuar në polici se është rrahur nga gruaja e djalit.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësorë, teksa nuk e ka gjetur të dyshuarën në lokacionin e saj, përcjell Klankosova.tv.

“Podujevë, 03.01.2022-10:27. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga gruaja e djalit. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë . E dyshuara nuk është takuar në lokacionin e saj”.