Pogba i hapur për rikthim te Juventusi

Ylli francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba po vazhdon të lidhet me një rikthim te ish-skuadra e tij, Juventusi.

26-vjeçari Pogba kaloi katër sezone me Juventusin përpara se të transferohej në Old Trafford në vitin 2016 në një transferim rekord botëror.

Por, ai tani është tërhequr nga ideja e një rikthimi, veçanërisht duke marrë parasysh kritikën që po i bëhet në Ligën Premier dhe rekordin negativ të Unitedit në vitet e fundit.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi po i kushton vëmendje të madhe Pogbas pasi mesfushori francez është ende i prirur për një rikthim në Torino.

Pengesa e madhe për Juven do të ishte financiare, pasi Unitedi e vlerëson lartë yllin e tyre në rast largimi.

Shifra që kërkon Unitedi thuhet se është 140 milionë euro, ndërsa në garë për lojtarin është edhe Real Madridi.