Policët e shpëtojnë nga mbytja 21-vjeçarin në Divjakë

Një i ri është shpëtuar këtë të mërkurë nga policia nga vdekja në bregdetin e Divjakës.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare të plazhit, në bashkëpunim me rojën e kullës të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, kanë shpëtuar nga mbytja pasditen e sotme, një djalë 21 vjeç me iniciale F. M., nga Grabjani.

Informacionet bëjnë me dije se i riu aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve.