Pa befasi: Albin Kurti u rizgjodh kryetar i Vetëvendosjes me rreth 99 për qind të votave

Kyetar i Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat katër vjeçar është zgjedhur Albin Kurti.

Kjo pasi ai i fitoi zgjedhjet e brendshme në LVV, me rezultat 98,60 për qind. Kundër Kurtit votuan 0.89 për qind, ndërsa 0.51 për qind abstenuan.

Kështu ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje, në fillim së të hënës.

“Përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.Në këtë proces të gjatë janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për Vetëvendosje. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se procesi ka kaluar në mënyrë të rregullt si rezultat i një pune të madhe që është bërë gjithandej nëpër qendrat e Lëvizjes”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Albulena Haxhiu do të jetë kyetare e Foumit të Gruas, ndërkaq Behar Jashari i të rijeve të Vetëvendosjes.

Kundërkandidatë nuk ka pasur – rrjedhimisht në opinion kanë qarkulluar kritika për demokracinë e brendshme të Qeverisë.