Polici dënohet me 25 vjet burg për vrasjen në Gjilan

Me 25 vite burg, Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar sot policin Vllaznim Hamdiu, i cili dyshohet se më 29 dhjetor të 2019 ka qëlluar për vdekje qytetarin Lulzim Spahiu.

Nga Gjykata Themelore në Gjilan deklarojnë: Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, i pandehuri Vllaznim Hamdiu, zyrtar policor për mbrojtje të afërt në Policinë e Kosovës, më 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta të ndjerin Lulzim Spahiu, ashtu që derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, pasi arrin në rrugën “NATO 99”, shkaktohet aksident trafiku me kamionin të cilin ishte duke e drejtuar viktima, tani i ndjeri Lulzim Spahiu, me ç’rast pas mosmarrëveshjeve rreth aksidentit me viktimën dhe djalin e viktimës, e nxjerrë armën e zjarrit, ndërsa, pasi viktima hyn në kamion dhe e mbyll derën, i njëjti afrohet tek dera dhe pasi dritarja ishte hapur, gjuan një herë në drejtim të viktimës, ku e godet nën vetullën e syrit të djathtë, i cili për shkak të plagëve të marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, i pandehuri Vllaznim Hamdiu, ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë.