Polici i komunitetit serb vrau vëllain e tij në Gushtericë, shkak ishte prona

Një vrasje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Gushtericë të Graçanicës, ku një zyrtar policor, dyshohet se ka shtënë ndaj vëllait të tij.

Burime të Demokracia.com bëjnë të ditur se dorasi është zyrtar policor i komunitetit serb.

Po ashtu, Demokracia.com ka mësuar se rasti ka ndodhur për shkak të pronës.