Polici i Kosovës luan futboll me fëmijët serbë në Banjskë – VIDEO

Situata në Banjskë të Zveçanit duket se është më e qetë se e diela e 24 shtatorit.

E pavarësisht detyrave operacionale, policia po gjen kohë edhe për rekreacion.

Tashmë janë publikuar pamjet ku shihet një zyrtar i njësisë speciale teksa luan futboll me fëmijët serbë.

Të dielën e 24 shtatorit u krye një sulm terrorist mbi policinë e Kosovës, të cilët kishin shkuar t’i heqin dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.