Policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

Policia e Kosovës, me qëllim të shtimit të masave për të rritur sigurinë në trafik, njofton se ka hartuar dhe është duke e zbatuar një plan operativ.

“Plani operativ, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik. Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës KERKON-APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor”, thuhet në kumtesë.

“Sot, më 30 korrik 2019, Policia e Kosovës, në vazhdën e kërkesës për pjesëmarrësit në trafik, në bashkëpunim me operatorin e telefonisë ‘VALA’, ka filluar dërgimin e një mesazhi për rreth një milion përdorues të numrave të kësaj kompanie”.

Policia thekson se në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët do të bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.