Policia arrestoi një person në aeroportin ‘Adem Jashari’, kishte letërnjoftim të falsifikuar

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i huaj i cili ka prezantuar letërnjoftimin i cili dyshohet se është i falsifikuar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.