Studentët nuk marrin paratë e bursave, MASH thotë që pati gabime teknike

Për një vit ishte njëri ndër studentët me të mirë. Gjithë kjo punë iu shpërblye me bursë. Por Ibrahim Salihut i ka dalë një problem, kjo pasi që ai ende nuk e ka marrë bursën të cilën e fitoi.

Madje ai thotë që ende nuk e di arsyen pse nuk i ka marrë parat.

Të njëjtin problem e ka edhe Lirigzon Hoxha student në vitin e tretë.

Ai thotë se kjo vonesë po e shqetëson goxha shumë.

Kurse gjithë këtë kryetari i parlamentit studentor Erzen Hyseni po e quan si pakujdesi.

Ai thotë se gjithë kjo vonesë ka ndikuar edhe në gjendjen emocionale të studentëve.

Për gjithë këtë kanë një arsyetim në Ministrinë e Arsimit.

Sipas tyre, gjithçka ka të bëjë me gabime teknike tek xhirollogaritë e studentëve.

Ndërkohë MASH ka bërë të ditur se së shpejti do të hapë e procedurat për hapjen e konkursit të bursave për vitin akademik 2020/2021.