Policia arreston disa të rinj, dyshohen për vjedhje

Policia e Kosovës është duke vazhduar operacionet për të parandaluar vjedhjet në Prishtinë, ku pas një operacioni ka arrestuar hajnat.

Në një operacion të pak minutave më parë shihen forcat policore duke arrestuar disa të rinj që dyshohet për vepra penale, kryesisht për hajni, njofton IndeksOnline.

Hajnat përveç tjerash janë duke shfrytëzuar edhe ndalimin e qarkullimit, si masë për përhapjen e koronavirusit, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.