Voton kryetarja e KQZ-së, kërkon kujdes nga subjektet dhe komisionerët

Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka tashmë e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar.

Ajo kreu obligimin e saj kushtetues ku votoi në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

Daka ka ftuar qytetarët dhe subjektet politike si dhe komisionerët të jenë të kujdesshëm, pasi sipas saj, në fund të ditës çdo gjë i faturohet Kosovës.

Prandaj, sipas kryetares së KQZ-së duhet të tregohet se ka një proces demokratik.

Në qendrën e votimin në fakultetin Teknik janë të regjistruar 4100 votues./ksp