Policia Bashkiake bllokon Lamborghinit e parkuar gabim në Tiranë

Policia bashkiake ka marrë masa administrative ndaj automjeteve të cilat parkohen në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.

Të kesh një automjet luksoz nuk do të thotë se je i paprekshëm nëse shkel ligjin në Tiranë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar foto ku automjeti i parkuar gabim është bllokuar. “Makina yll, parkimi fyll! Sot merr gjobën, herën tjetër kur të parkosh lambon gjeje një vend më të mirë. Po pse më çuna?! Më doli goja duke ju thënë!”, -shkruan Veliaj.

Një automjet Lamborghini që kushton mijëra euro është gjobitur për parkim të gabuar duke i dhënë një mësim të mirë pronarit të tij. Fondet që mblidhen nga masat administrative, bashkia e Tiranës i përdor për të shtuar gjelbërimin në kryeqytet në dobi të gjithë komunitetit.