E jashtëzakonshme: Dreri nuk ikë nga gjuetarët, por u falenderohet atyre që ia shpëtun jetën (video)

Dy gjuetarë kanë gjetur një drerë të vogël që kishte ngecur në një rrethojë mbrojtëse, të punuar nga teli.

Dreri i vogël kishte tentuar ta kapërcej rrethojën, por i kishte ngecur këmba në të. Për fat të mirë nuk kishte pësuar lëndime, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihet në videon e filmuar më 17 nëntor në Missouri të SHBA-ve, dreri i vogël nuk mund të ndahej nga gjuetari që e shpëtoi, madje i qëndroi pranë derisa ai po e ledhatonte në kokë.

“Për fat të mirë, këmba nuk i ishte thyer”, dëgjohet duke thënë në video njëri nga këta dy gjuetarët.

https://youtu.be/mya9ts6VYPk