Policia deklarohet për aksidentin e rëndë në Gllaviçicë të Pejës

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës në mes të autobusit dhe një veture, ku një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, shkruan Fokusi.info.

Policia dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Fadil Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Pejës është deklaruar për aksidentin

“Sot rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture.

Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, tha ai.

https://www.fokusi.info/aksident-i-rende-ne-gllavicice-te-pejes-dyshohet-per-te-lenduar-rende/lajme/