Policia del me deklaratë zyrtare për Alekandër Gjokën, për çfarë akuzohet

Këngëtari i njohur i rokut shqiptar, Aleksandër Gjoka është arrestuar nga policia në orët e para të mëngjesit.

Në një deklaratë, policia njoftoi se arrestimi u bë 00:15 nga efektivët e Komisariatit nr.4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

60-vjecari akuzohet për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, prandaj u shoqërua për në polici.

Aleksandër Gjoka po udhëtonte me mjetin e tij kur patrulla e policisë e ndaloi dhe iu nënshtrua testit të alkoolit.

Aty u vu re se kishte kaluar normën e lejuar dhe po drejtonte makinën në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë dhe këngëtari Gjoka akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.