Emmanuel Macron tregon në shqip se çfarë mesazhi dha nga Beogradi (VIDEO)

Presidenti francez, Emmanuel Macron, duket se i ka shumë në qejf gjuhët ballkanike.

Kur qëndroi në Beograd gjatë dy ditëve të kaluara – Presidenti iu drejtua masës në gjuhën serbe – fjalim ky që u përcoll me shumë duartrokitje.

Sot, kur vizitën e ka përfunduar në Beograd, ai ka vendosur të shkruaj edhe në gjuhën shqipe.

“Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruan Macron poshtë videos së vendosur, njofton Klan Kosova.

Videon mund ta gjeni këtu: