Policia del me detaje për vdekjen e dyshimtë te parku i qytetit në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Halil Alidemaj” te parku i qytetit në Prishtinë.

Në lidhje me këtë rast Demokracia.com ka kontaktuar me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka treguar se viktima është e gjinisë femërore dhe i takon moshës 91 vjeçare

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Ademaj” në Prishtinë. Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e vdekjes së personit (femër) 91 vjeçare.”, tha Ahmeti.