Policia e arreston personin e kërkuar në qendër të Podujevës

Edhe një person i kërkuar është arrestuar në rajonin e Podujevës.

Kështu ka thënë Policia e Kosovës, ani pse s’ka dhënë detaje të hollësishme.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 12.02.2021-20:00. Në bazë të urdhëresë lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë dega Podujevë, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Hajvalisë”, ka thënë PK.

Ndërkohë, duhet përkujtuar se disa persona kohët e fundit janë arrestuar në Podujevë, të cilët kanë qenë në kërkim nga organet e rendit.