Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për gjetjen e personit të dyshuar për disa grabitje me armë (Foto dhe Video)

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë për ta identifikuar një person i cili është i dyshuar për disa grabitje me armë. 
Kërkesë për bashkëpunim
Gjatë zhvillimit të hetimeve nga ana e sektorit të hetimeve rajonale DRP-Pejë, në disa raste të ‘grabitjeve me armë’ që kanë ndodhur gjatë vitit 2018 dhe 2019, janë siguruar disa foto dhe video të një personi të dyshuar, i cili për momentin është i paidentifikuar, i panjohur për Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotove dhe videove të personit të dyshuar, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Fotot dhe videot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e ‘grabitjeve me armë’, përkatësisht nga lokalet për rreth dhe nga lokalet e grabitura.
Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe videove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin e personit të dyshuar në fotot dhe videot e bashkangjitura të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Më poshtë do të gjeni linkun ku mund të shkarkohen fotot dhe videoja e personit të dyshuar.

https://www.mediafire.com/folder/8ibsdcbaxz66o/I_dyshimti
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]