Aksident i rëndë në Maqedoni, një i vdekur e dhjetë të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:20 minuta në autostradën Shtip-Veles, ku ka pasur pëplasje direkte mes një furgoni dhe autobusi.

Në momentin e fatkeqësisë në autobus kanë qenë 15 udhëtarë, të cilët kanë udhëtuar në drejtim të Shtipit. Të lënduar raportohet për 10 udhëtarë, ndërsa i vdekur ka mbetur shoferi i furgonit.

Jo zyrtarisht mësohet se autobusi ka qenë me targa të Kratovës, ndërsa ka qenë duke dërguar pushues në Bullgari.