Policia e Kosovës arreston disa persona, pjesë e një grupi kriminal

Në një komunikatë për mendia, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 12 (dymbëdhjetë) persona në regjione.

Komunikata e Policisë:

Prishtinë, 31 korrik 2019

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, nën masa të fshehta, ka bërë hetimin e disa personave në regjione të ndryshme si në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj.=

Pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 12 (dymbëdhjetë ) persona në regjionet e lartcekura.

Ndërsa vetëm në datën 30 korrik 2019 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë DHTN – Pejë, në bashkëpunim me DHTN- Gjakovë, DHTN- Ferizaj, Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Pejë, Forenzikën Rajonale – Pejë, Njësinë K9 si dhe një patrullë policore nga Stacioni Policor – Klinë, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë ka bërë arrestimin e 6 (gjashtë) personave të dyshuar.

Personat e dyshuar të arrestuar janë :

• I. H. lindur me 1971 m/sh/k

• I. P. lindur me 1976 m/sh/k

• B. P. lindur me 1978 m/sh/k

• A. R. lindur me 1976 m/sh/k

• L. M. lindur me 1992 m/sh/k

• Xh. H. lindur me 1980 m/sh/k

Lidhur me rastin, dëshmitë e konfiskuara si prova materiale nga personat e arrestuar janë:

• 2900 (2 mijë e nëntëqind) euro

• 7 telefona,

• bllok xhepi me shënime,

• një veturë VW CADYY LIFE

• 6 fletë tërheqje të parave,

• dy thika luftarake,

• një pistoletë e llojit TT me numër serik 05761 prodhim CZ llojit M-57 me dy karikator cal 7.6

• dhjetë (10) fishekë cal.7.62x25mm,

• dy fishekë me gaz cal. 9mm.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin, 5 (pesë) të dyshuarve të parë iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i gjashtë është liruar në procedurë të rregullt.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së